Ndërlidhjet

PRISHTINË


Janë arrestuar në fshatin Brod të Shterpcës, mbrëmë vonë, dy anëtarë të xhandarmarisë së Serbisë, të cilët në momentin e arrestimit po shkonin në drejtim të Ferizajt dhe ishin të armatosur. Lidhur me rastin në fjalë zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Refki Morina deklaroi:
"Gjatë kontrollit ata u legjitimuan si pjestarë të xhandërmarisë serbe, të cilët kishin qenë të armatosur me legjitimacion të MUP-it të Serbisë. Një nga të ndaluarit gjatë kontrollit ka tentuar të nxjerrë armën nga brezi, por është penguar nga pjestarët e Shërbimit Policor të Kosovës. Të dy personat janë arrestuar."
Më tej zoti Morina ka theksuar se njësiti i Hetimeve të Ferizajt është duke u marrë me rastin së bashku me Prokurorinë e qarkut të Prishtinës.
Zëdhënësja e policsë në Serbi ka konfirmuar arrestimin, por nuk ka dhënë detaje shtesë.
XS
SM
MD
LG