Ndërlidhjet

PRISHTINË


KFOR-i largoi me sukses një mjet shpërthyes të vendosur nën një veturë të UNMIK-ut, në rrugën kryesore të Prishtinës.
"Eksplozivi u largua 10 minuta pas mesnatës nga specialistët e KFOR-it. Nuk e dijmë ende llojin e tij" tha zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës Refki Morina. Sipas tij, eksplozivi ishte i vendosur nën veturën e UNMIK-ut në afërsi të Ministrisë së Kulturës.
"Është dashur të evakuojmë jo vetëm zyrat, por edhe banesat përreth" tha Morina.
XS
SM
MD
LG