Ndërlidhjet

BAGDAD


Qindra ushtarë amerikanë filluan ofansivën në kufirin ndërmjet Irakut dhe Sirisë, kundër kryengritësve të Al Kaidës. Ushtria amerikane tha se operacioni "grushti i hekurt" filloi në provincën Anbar.
Po sot, rreth 500 të burgosur irakianë u liruan nga burgu Abu Ghraib, duke kompletuar planin për lirimin e më shumë se 1.000 të burgosurve.
Ndërkaq, Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta braktisin Irakun.
"Nëse largohemi tani, ne do të braktisim demokratët kur më së tepërmi kanë nevojë dhe do të shkatërrojmë mundësitë e njerëzve në rajon, që të ndërtojnë të ardhmen. Gjithashtu do ta bëjmë Amerikën më të paqëndrueshme" tha Rice, duke folur para studentëve në Universitetin Princeton.
XS
SM
MD
LG