Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Rreth 1.000 trupa amerikane e vazhdojnë ofenzivën kundër kryengritësve afër kufirit të Irakut dhe Sirisë.
Ushtria amerikane tha se operacioni "Grushti i Hekurt" deri tash ka rezultuar me vrasjen e 8 kryengritësve.
Ofenziva zhvillohet dy javë para referendumit për kushtetutën e Irakut.
Në Uashington, presidenti George Bush e shfrytëzoi fjalimin e përjavshëm të radios që të ripërsërisë se dhuna do të rritet në prag të referendumit të 15 tetorit.
"Përpara nesh është një punë e vështirë dhe e rrezikshme. Terroristët i kanë shkallëzuar sulmet e tyre para ngjarjeve të mëdha politike në Irak. Pas dy javësh, irakianët do të votojnë për kushtetutën demokratike, dhe nëse ajo miratohet, ata do t'u kthehen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re kushtetuese", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG