Ndërlidhjet

DRESDEN


Pjesëmarrja në votimet e sotme parlamentare në Dresden ka qenë e lartë. 72% e votuesve kishin votuar deri para mbylljes së kutive të votimit.
Zgjedhjet në Dresden u shtynë për shkak të vdekjes së një prej kandidatëve pak para zgjedhjeve të 18 shtatorit.
Ndonëse rezultatet në Dresden nuk do të ndërrojnë ndjeshëm rezultatin aktual në nivel vendi, ato do të forcojnë pozitat negociuese të partisë fituese. Në zgjedhjet e 18 shtatorit asnjë nga partitë nuk ka fituar shumicën për të krijuar qeverinë dhe situata mbetet ende e bllokuar.
XS
SM
MD
LG