Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Ministreja e Jashtme e Austrisë Ursula Plassnik e shfaqi shpresën se Bashkimi Evropian mund ta zgjidhë mosmarrëveshjen për fillimin e negociatave me Turqinë.
Por Plassnik tha se ministrat e jashtëm mbrëmë bënë pak progres në bisedimet, që kishin për qëllim të bindin Austrinë të heqë dorë nga kërkesa që Turqisë t'i ofrohet diçka më pak se anëtarësimi i plotë.
Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw tha se nuk është i sigurtë nëse ministrat do të mund të arrijnë marrëveshje deri pasditen e sotme.
"Është një situatë frustruese, por shpresoj dhe lutem që të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshjen", tha Straw.
Të gjitha 25 vendet anëtare duhet të bien dakord për mandatin negociues para fillimit të bisedimeve.
Ndërkohë, BE-ja e ka shtyrë rishikimin e planifikuar për pezullimin e anëtarësimit të Kroacisë, derisa zyrtarët të arrijnë marrëveshjen për Turqinë.
XS
SM
MD
LG