Ndërlidhjet

PRISHTINË


Rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, me të cilën kërkohet që Kuvendi ta rikonfirmojë vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur e sovran, ka hyrë sot në procedurë të rregullt parlamentare. Nisma e partisë më të madhe opozitare është mbështetur në parim dhe nga partitë e tjera parlamentare dhe sipas një marrëveshjeje të arritur ndërmjet grupeve parlamentare, rezoluta e propozuar pritet të harmonizohet dhe me qëndrimet e partive, në mënyrë që kjo rezolutë jo më larg se brenda dy javëve, të kthehet në Kuvend për miratim.
XS
SM
MD
LG