Ndërlidhjet

BALI


Zyrtarët e sigurisë në Indonezi janë vënë në gjendje të lartë gatishmërie për të kapur organizatorët e sulmeve të së shtunës në Bali, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.
Japonia ka kërkuar nga Indonezia që të marrë masa shtesë në luftën kundër terrorizmit.
"Sulmet kanë qenë akt terrorist në një qendër turistike që kishte si cak turistë të pafajshëm. Duhen marrë të gjitha masat për të parandaluar sulme të tjera të ngjashme", kanë bërë të ditur zyrtarët japonezë.
Presidenti i Indonezisë kë tërhequr vëmendjen se terroristët mund të planifikojnë sulme të reja në vend. Indonezia është shteti me numrin më të madh të popullsisë myslimane në botë.
XS
SM
MD
LG