Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një gjykatë në Gjilan i ka caktuar paraburgim 30 ditësh pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Vladimir Ivkoviq, i cili ishte zënë gjatë përpjekjes për të kaluar në Kosovë te "Dheu i bardhë".
Ivkoviç, pjesëtar aktiv i policisë së Serbisë, në momentin e arrestimit ishte i armatosur dhe kishte me vete uniformë të policisë serbe. Rreth rastit po zhvillohen hetimet, që do zbardhin dhe qëllimin e ardhjes së tij në Kosovë.
Vladimir Ivkoviq, 24 vjeçar është pjesëtari i tretë i policisë së Serbisë që gjatë ditëve të fundit është zënë në Kosovë. Dy persona të tjerë janë kapur në fshatin Brod afër Shtërpces. Atyre po ashtu iu është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh.
XS
SM
MD
LG