Ndërlidhjet

ANKARA/LUKSEMBURG


Turqia ka deklaruar se ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian lidhur me planin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim.
"Kemi arritur një marrëveshje dhe unë po nisem për në Luksemburg", ka deklaruar shefi i diplomacisë turke Abdullah Gul.
Hapja e bisedimeve mes Ankarasë e Brukselit ishte paraparë për pasditen e sotme, por kundërshtimi i Vjenës për anëtarësi të plotë të Turqisë bllokoi proçesin.
Uashingtoni ka shprehur sërish mbështetjen për anëtarësimin e Turqisë.
"Një Turqi e lidhur fort në Evropë do të jetë një partner edhe më i besueshëm për familjen transatlantike dhe një forcë pozitive për përparimin e paqes, zhvillimit dhe demokracisë. Shtetet e Bashkuara për një kohë të gjatë mbështesin kandidaturën e Turqisë, po nuk kanë të drejte vote në këtë proçes", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.
XS
SM
MD
LG