Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zbardhja e rastit të Maçkaticës ku dyshohet se janë djegur trupat e shqiptarëve dhe kthimi para Vitit të Ri, i të gjitha kufomave të gjetura në varrezat masive në Serbi, do të jenë ndër kërkesat kryesore të grupit kosovar për të zhdukurit në takimin e 6 tetorit, me grupin punues të qeverisë serbe në Beograd. Grupi kosovar për të zhdukurit u takua sot me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen për të shqyrtuar temat që do të diskutohen në takim, ndërsa Asociacioni i Familjarëve të të Zhdukurve, do të bojkotojë takimin në Beograd.
XS
SM
MD
LG