Ndërlidhjet

BEOGRAD


Formula "më shumë se autonomi, më pak se pavarësi", e propozuar nga Beogradi për bisedimet rreth statusit të ardhshëm të Kosovës është "e afërt dhe e qartë për Rusinë", dhe paraqet indikator për "qasjen konstruktive të Serbisë", ka thënë Alexander Botsan-Kharchenko, i dërguar special i ministrisë së Jashtme të Rusisë për Ballkanin.
Siç njofton agjencia Itar-Tass, Botsan-Kharchenko e ka ftuar shefen e Qendrës Koordinuese për Kosovën Sanda Rashkoviq-Iliq që në fillim të nëntorit ajo të vizitojë Moskën, ku me zyrtarët e ministrisë së jashtme ta diskutojnë statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG