Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtarët e Komisionit Qëndror Zgjedhor në Afganistan kanë bërë të ditur se kanë rezultatet paraprake për zgjedhjet e përgjithshme në Afganistan që u mbajtën në muajin shtator.
Zyrtarët afganë kanë deklaruar për radion "Evropa e Lirë" se rezultatet përfundimtare do të mund të jenë gati më 22 tetor.
Në të tjera zhvillime Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka deklaruar se beson në zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat po përballet Aleanca në planet për zgjerimin e misionit të saj edhe në jug të Afganistanit. Jugu i vendit është pjesa më e trazuar në Afganistan.
XS
SM
MD
LG