Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në një fjalim të mbajtur në Uashington presidenti amerikan Bush ka nënvizuar pikëpamjet e tij lidhur me luftën kundër terrorizmit. Ai i ka krahasuar militantët islamikë me komunistët e Luftës së Ftohtë.
"Disa e quajnë këtë të keqe si radikalizëm islamik, të tjerë xhihadizëm militant, e të tjerë islamo-fashizëm. Por sido që ta quajmë kjo ideologji është shumë e ndryshme nga besimi islam", tha Bush.
Më tej ai ka shtuar se nga 11 shtatori i vitit 2001 një numër sulmesh terroriste janë parandaluar.
"Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë që nga 11 shtatori kanë penguar realizimin e së paku 10 sulmeve terroriste, tre nga të cilat brenda territorit amerikan.", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG