Ndërlidhjet

PRISHTINË


Me rastin e dorëzimit të raportit të ambasadorit Kai Eide në Këshillin e Sigurimit nga Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan, kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi sonte në mbrëmje u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një mesazh, në të cilin kërkohet unitet i spektrit politik dhe i qytetarëve dhe premtohet vazhdimi i rrugës për ndërtimin e shoqërisë që do të jetë shembull i shumëkombësisë dhe i respektimit të të drejtave të secilit qytetar pavarësisht përkatësisë së tij etnike.
"Këto ditë po hyjmë në periudhën më të rëndësishme të historisë së Kosovës" tha Kosumi duke shtuar se ky nuk është fundi i rrugës.
"Ka ende shumë punë për të bërë – qëllimi ynë është ta bëjmë shtetin tonë dhe ta gjejmë vendin e tij në Evropën e bashkuar" tha kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi.
XS
SM
MD
LG