Ndërlidhjet

OSLO


Çmimi Nobel për paqe, këtë vit iu nda Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe shefit të saj, Mohamad El Baradei. Komiteti norvegjez për Nobelin tha se ata u shpërblyen për përpjekjet e tyre në parandalimin e përdorimit të energjisë atomike për qëllime ushtarake. Ndërkohë, El Baradei tha se është i nderuar për marrjen e çmimit.
"Çmimi do të përforcojë vendosmërinë time dhe të kolegëve për të thënë të vërtetën" tha El Baradei.
Vendimi është mirëpritur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan dhe liderë të vendeve të ndryshme.
XS
SM
MD
LG