Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

ATHINË/NJU JORK


Greqia ka refuzuar sot propozimin e Kombeve të Bashkuara për kompromis lidhur me emrin e ish republikës jugosllave të Maqedonisë. Mbrëmë, i dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimitz i kishte dorëzuar përfaqësuesit të përhershëm të Greqisë në OKB propozimin e fundit për emrin, i cili nuk është bërë publik. Ministria e jashtme e Greqisë sot kumtoi se "ky propozim është refuzuar si i papranueshëm". Pasi Shtetet e Bashkuara e kanë njohur emrin kushtetues Maqedonia, në nëntorin e vitit të kaluar, kryeministri grek, Costas Karamanlis pat thënë se ky kontest do ti dëmtoj gjasët e fqiut verior për tu pranuar në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG