Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

ISLAMABAD


Pritet të arrijë në 40.000 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që në mëngjesin e djeshëm goditi Pakistanin. Gjenerali pakistanez Jan Muhammad Khan e bëri këtë koment në një intervistë për radion "Evropa e Lirë".
"Numri i saktë nuk është përfundimtar, pasi disa fshatra janë larg dhe rrugët janë të bllokuara. Mendoj se do të jenë rreth 40.000" tha Khan.
Presidenti Pervez Musharaf vlerësoi se vendi po përballet me katastrofë.
"Sot, i gjithë kombi po përballet me shkatërrimin dhe tragjedinë më të madhe. Jam i bindur se të gjithë bashkarisht do të përballemi me tragjedinë. Së pari, dua të ngushëllojë të gjithë ata që kanë humbur të afërmit" tha Musharaf.
Tërmeti i shkallës 7.6 të Rihterit goditi edhe disa pjesë të Indisë dhe Afganistanit. Autoritetet e Indisë raportuan për 360 viktima.
Banka Botërore ofroi sot rreth 20 milionë dollarë ndihmë për Pakistanin, kurse edhe vende të ndryshme kanë premtuar ndihma. Ndërkohë, Pakistani shpalli tri ditë zie kombëtare për tragjedinë.
XS
SM
MD
LG