Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga tërmeti i fuqishëm, që goditi dje Pakistanin. Qindra fëmijë mbesin të bllokuar në shkollat e shkatërruara. Ministri i brendshëm konfirmoi vdekjen e 19.400 personave, mirëpo ministri i komunikacionit tha se vetëm në Kashmir janë 30.000 viktima. Gjenerali pakistanez Jan Muhammad Khan në një intervistë për Radion "Evropa e Lirë" tha se numri mund të arrijë deri në 40.000.
"Numri i saktë nuk është përfundimtar, pasi disa fshatra janë larg dhe rrugët janë të bllokuara. Mendoj se do të jenë rreth 40.000" tha Khan.
Ndërkaq, presidenti Pervez Musharaf vlerësoi se vendi po përballet me katastrofë.
"Sot, i gjithë kombi po përballet me shkatërrimin dhe tragjedinë më të madhe. Jam i bindur se të gjithë bashkarisht do të përballemi me tragjedinë. Së pari, dua të ngushëllojë të gjithë ata që kanë humbur të afërmit" tha Musharaf. Kombet e Bashkuara, Banka Botërore, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera premtuan ndihma për Pakistanin.
XS
SM
MD
LG