Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës prej mbrëmë ka ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së gripit të shpezëve në Kosovë, pas paraqitjes së rasteve të para të kësaj epidemie në Rumani dhe Turqi. Ministria e Bujqësisë ka vendosur që ta ndalojë importin e mishit të pulës prej Rumanisë, Turqisë dhe të gjitha vendeve fqinje që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Në të njejtën kohë, Qeveria ka vendosur që të kontrollojë edhe prodhimet e shpezëve që tashmë gjenden në tregun kosovar, për të parandaluar shtrirjen e epidemisë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG