Ndërlidhjet

PRAGË


Nga qershori i vitit 2004 Kroacia është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ne do ndjekim politikën e Unionit lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka deklaruar kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Ne vijmë nga e njëjta hapësirë, e dimë se çfarë ka ndodhur dhe rrjedhimisht këtë përvojë tonën do ta shfrytëzojmë për të ndihmuar Bashkimin Evropian dhe bashkësinë ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën, ka thënë Sanader.
"Parim duhet të jetë se nuk mund të ketë asnjë zgjidhje për Kosovën pa pajtimin e Beogradit, ka deklaruar për radion Evropa e Lirë, kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader.
XS
SM
MD
LG