Ndërlidhjet

BEOGRAD


Komisioneri evropian për zgjerimin, Oli Rehn, ka qëndruar sot në Beograd ku ka hapur bisedimet rreth marrëveshjes së asocim stabilizimit. Vizita e Rehn vjen një javë pas miratimit nga Brukseli për hapjen e bisedimeve me Beogradin. Rehn ka theksuar se suksesi në realizimin e një marrëveshje të tillë për Serbinë e Malin e Zi qëndron në bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës. Më tej ai ka shtuar se bisedimet e ardhshme për statusin e Kosovës dhe referendumi për pavarësi i planifikuar në Mal të Zi nuk duhet të pengojnë negociatat për Marrëveshjen e asocim stabilizimit. Por ai ka nënvizuar se një ndarje e mundshme e Malit të Zi do të kërkonte "një mandat të ri për bisedime të ndara me Beogradin dhe Podgoricën në këtë çështje", çfarë sipas Rehn "do të merrte kohë".
XS
SM
MD
LG