Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Ne si Turqi e mbështesim vendimin e Kombeve të Bashkuara, e po ashtu edhe vullnetin e popullit të Kosovës", deklaroi ministri i Jashtëm i Turqisë Abdullah Gyl gjatë vizitës së sotme në Kosovë, duke shtuar se stabiliteti i Kosovës është i një rëndësie të madhe për vendin e tij, ndërsa Kosova po hyn në fazën e bisedimeve për statusin përfundimtar.
Gyl u takua me shefin e UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Kosumi.
Pas takimit me shefin e diplomacisë turke, kryeministri Kosumi deklaroi se Kosova do të jetë shtet në qershor të vitit të ardhshëm.
Abdullah Gyl do t'i vizitojë edhe 350 trupat turke në kuadër të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG