Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Një tërmet i ri me fuqi prej 5.1 ballë të Rihterit e tronditi Pakistanin juglindor, duke bërë që njerëzit t'i braktisin shtëpitë.
Dridhjet e tokës janë ndjerë në qytetet Khuzdar dhe Sarrab në provincën Baluchistan.
Ndërkohë, tre ditë pas tërmetit në pjesën e Kashmirit,
shumë pak ndihmë u është ofruar të mbijetuarve, kryesisht shkaku i rrugëve të bllokuara dhe mungesës së aeroplanëve dhe helikopterëve.
Në Bruksel, NATO ra dakord që të koordinojë transportin ajror të ndihmave nga Evropa për zonat e shkatërruara në Pakistan.
Bilanci zyrtar i të vdekurve nga tërmeti është 21.000 në Pakistan dhe 1.300 në Indi.
XS
SM
MD
LG