Ndërlidhjet

BISHKEK


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice sot e vizitoi Kirgizinë, ndalesën e parë të turneut të saj në Azinë Qendrore.
Pas takimit me kryeministrin Felix Kulov, Rice deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të inkurajuara nga demokratizimi i vendit.
"E dijmë se aspirata për demokraci dhe liri është synim universal. Shtetet e Bashkuara do të jenë pranë popullit të Kirgizisë në rrugën e tij drejt zhvillimit dhe demokracisë", tha Rice, duke i lëvduar autoritetet e vendit për luftimin e korrupsionit.
Pas Kirgizisë, Rice do t'i vizitojë Kazakistanin, Taxhikistanin dhe Afganistanin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG