Ndërlidhjet

ATHINË


Greqia i ka bërë ankesë formale Uashingtonit pas deklaratës amerikane se keqtrajtimi që Athina u bën romëve dhe minoriteteve tjera "ende është shqetësim për Shtetet e Bashkuara".
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke Giorgios Koumoutsakos tha se ambasadori amerikane Charles Reis është thirrur për të pranuar ankesën.
Deklarata e 28 shtatorit u bë nga Felice Gaer, përfaqësues amerikan në OSBE.
"Trajtimi i dobët i pakicave turke, shqiptare dhe maqedonase ende paraqet shqetësim për Shtetet e Bashkuara", i shkroi Gaer OSBE-së, duke shtuar se "Greqia vazhdon t'i zhvendosë disa komunitete rome në mënyrën që nuk përkon me ligjin grek".
Nënsekretari i Shtetit për Çështje Politike Nicholas Burns, dje e mbështeti qëndrimin e përfaqësuesit amerikan në OSBE.
XS
SM
MD
LG