Ndërlidhjet

ROMË


Kombet e Bashkuara paralajmëruan se prodhimi i vaksinës për gripin e shpendëve duhet të shpejtohet dukshëm, në mënyrë që bota të mbrohet nga virusi nëse ai ndryshon formën dhe vazhdon të përhapet te njerëzit.
Dr. David Nabarro, koordinator i Kombeve të Bashkuara për parandalimin e përhapjes së virusit, tha se vaksinat duhen zbuluar për më pak se 6 muaj.
Ndërkohë, autoritetet e Bullgarisë thanë se kanë testuar tre shpezë, që janë gjetur të ngordhura në veri të vendit, por nuk kanë zbuluar indicje se ato kanë qenë të infektuara nga virusi i shpendëve.
Bullgaria i shtoi masat e kontrollit pasi fqinjët e saj Turqia dhe Rumania raportuan raste të dyshuara të gripit të shpendëve.
XS
SM
MD
LG