Ndërlidhjet

MITROVICË


Bisedimet për statusin e Kosovës, Serbia dhe Mali i Zi do t'i orientojë drejt decentralizimit, kurse pjesa veriore e Kosovës ofron mundësi të mira që aty të organizohet komplet pushteti lokal serb, ka deklaruar shefja e Qendrës Koordinuese Serbe për Kosovën Sanda Rashkoviq-Iviq.
"Shteti do ta forcojë praninë e vet në Kosovë, para së gjithash në pjesën veriore të Kosovës, sepse përmes procesit të decentralizimit, kjo pjesë e Kosovës do të jetë model për funksionimin e pushtetit lokal", ka thënë Rashkoviq-Iviq në një takim me kryetarët e komunave të pjesës veriore të Kosovës.
Decentralizimi është kyç për mbijetesën e serbëve në Kosovë, dhe në këtë drejtim duhet të punohet, ka thënë ajo, për të shtuar se ideja për pilot projektet është hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG