Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministri rumun i agrokulturës tha se në mostrat e shpezëve të ngordhura në deltën e Danubit, është gjetur virus i gripit të shpezëve. Përmes një deklarate, Komisioni i Bashkimit Evropian tha se do të ndalojë importin e shpezëve të gjalla dhe prodhimeve të shpezëve nga Rumania.
Ndërkohë, eksperti amerikan Dr. Gregory Poland tha se tanimë, dy nga tre kushtet e nevojshme për epidemi janë paraqitur.
"Dua të potencoj sigurinë se epidemia do të ndodh. Ne vetëm nuk e dijmë kur" tha Poland, duke shtuar se në 87 vitet e fundit kanë ndodhur tri epidemi të tilla.
XS
SM
MD
LG