Ndërlidhjet

MARIA CHENG: ENDE NUK E DIMË SAKTËSISHT SE SI GRIPI I SHPEZËVE TRANSMETOHET TE NJERËZIT


"Ende është rast i rrallë kur virusi i infekton njerëzit, por ne besojmë se transmetimi bëhet nëpërmjet të ajrit dhe se njerëzit mund të infektohen nëse janë në kontakt shumë të afërt me shpezët që e kanë këtë sëmundje", thotë, pos tjerash, zëdhënësja e OBSH-së, Maria Cheng, në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

RADIO EVROPA E LIRË
Zonja Cheng, së pari a mund të na e shpjegoni se çka është gripi i shpezëve?

MARIA CHENG






Gripi i shpezëve është sëmundje ngjitëse që ne zakonisht e shohim në shpezë dhe ndonjëherë në derra. Prandaj, shqetësimi për ne është se kur me të infektohen shpezët e egra, kjo mund të ketë ndikim në shpezët shtëpiake, siç janë pulat dhe rosat që njerëzit i përdorin për ushqim. Prandaj, mund të ndodhë që të ketë ndërlidhje ndërmjet shpezëve të këtilla dhe njerëzve. Në disa raste është e mundshme që kjo sëmundje të kaloj te njerëzit.

RADIO EVROPA E LIRË
Përhapja aktuale është shkaktuar nga virusi i njohur si H5N1, që mund të transmetohet te njerëzit. A mund të na e shpjegoni se për ç'arsye për këtë virus ka shqetësime të veçanta?

MARIA CHENG
"Ne kemi parë se ky virus është në gjendje që, kohë pas kohe, ti infektoj njerëzit. Në vitin 2004 ne kemi parë që esencialisht është krijuar në botën e shpezëve në Azi. Ne e dimë se ky virus mund të mbijetoj në çfarëdo ambienti dhe ka aftësi që ti infektoj njerëzit. Ky është një tip i ri i virusit që asnjëherë më parë nuk ka qarkualluar në mesin e njerëzve dhe tash e dimë se ai ka aftësi për të shkaktuar infektim te njerëzit. Nëse kjo ndodhë është e mundshme që të kemi një epidemi të përgjithshme.

RADIO EVROPA E LIRË
Zonja Cheng a mund të na e shpjegoni më konkretisht se si transmetohet ajo te njerëzit?

MARIA CHENG
Nuk e dime saktësisht se si transmetohet te njerëzit. Ende është një rast i rrallë kur virusi i infekton njerëzit, por ne besojmë se transmetimi bëhet nëpërmjet të ajrit dhe se njerëzit mund të infektohen nëse janë në kontakt shumë të afërt me shpezët që e kanë këtë sëmundje. Pra, nëse ata mbajnë pula që janë të infektuara me virusin H5N1 dhe nëse ato ndoshta i përgatisin për ushqim, atëherë është e mundshme se ata mund ta marrin këtë sëmundje. Por, ne ende nuk e dimë saktësisht se si.

RADIO EVROPA E LIRË
A mund të merret infektimi duke ngrënë mish pule ose vezë?

MARIA CHENG
Jo, ne nuk kemi shënuar asnjë rast që ka pasur ndërlidhje me pëdorimin e ushqimit. Pula e zier mirë dhe vezët nuk janë faktor rreziku që e përmbajnë virusin H5N1. Por, shkaku që ne po e tërheqim vërejtjen për këtë çështje është se në disa pjesë të Azisë, ku njerëzit që i përdorin për ushqim pulat janë poashtu të përfshirë në përgatitjen e tyre, pra ata i therrin pulat dhe u heqin puplat. Këtu mund të qëndroj faktori i rrezikut që përmban virusin H5N1.

RADIO EVROPA E LIRË
Cilat janë simptomet te njerëzit?

MARIA CHENG
Janë shumë të ngjashme me gripin, pra ka simptome në frymëmarrje, me temperature, me kollë, me dhembje trupi dhe me gjëra të këtilla.

RADIO EVROPA E LIRË
A ekziston vaksina për mbrojtjen e njerëzve kundër këtij virusi?

MARIA CHENG
Ende nuk ekziston. Ka disa nisma dhe po punohet në vaksinën H5N1. Këtu përparim më i madh është bërë në Shtetet e Bashkuara. Ajte po punohet me një virus H5N1 nga Vietnami për të prodhuar vaksinën. Kjo është ende në fazën e hershme dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë i inkurjaon vendet që kanë mundësi për të investuar në zhvillimin e kësaj vaksine, në mënyrë që ne do të ishim të përgatitur më mire nëse paraqitet ndonjë epidemi nga ky virus i veçantë.
Intervistoi Golnaz Esfandiari
XS
SM
MD
LG