Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw tha se për ndërtimin e demokracisë së qëndrueshme në Irak do të duhet rreth një dekadë. Ndërkohë, presidenti amerikan George Bush kërkoi nga Siria, që të bëjë më shumë për të ndaluar luftëtarët e huaj të hyjnë në Irak.
"Ne presim që Siria të bëjë gjithçka për të ndaluar kalimin e sulmuesve vetvrasës, apo vrasëve të tjerë në Irak. Presim që Siria të jetë një fqinj i mirë i Irakut", tha Bush.
Në anën tjetër, udhëheqësi shpirtëror i shiitëve në Irak, Ajatollah Ali al Sistani kërkoi që irakianët të votojnë për kushtetutën në referendumin e së shtunës.
XS
SM
MD
LG