Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përgatitjet e Prishtinës për fazën e bisedimeve për statusin, kanë qenë në fokus të takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Bajram Kosumi dhe shefit të UNMIK-ut Soren Jessen Petersen. Me këtë rast janë përcaktuar 6 prioritete të përbashkëta të punës gjatë muajve të ardhshëm.
"Ne duhet të mbajmë një gjendje stabile politike e të sigurisë gjatë procesit të bisedimeve dhe do të vazhdohet implementimi i standardeve. Prioritet tjetër janë reformat në pushtetin lokal, bartja e kompetencave te kosovarët në fushën e sigurisë dhe drejtësisë, ndërtimi i kapaciteteve në institucionet e Kosovës dhe prioriteti i gjashtë është ristrukturimi i UNMIK-ut", ka thënë Jessen-Petersen.
XS
SM
MD
LG