Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica tërhoqi sot vërejtjen se dhënia e pavarësisë për Kosovën do të krijoj problem rajonal. Zoti Koshtunica deklaroi sot se është "i bindur se një zgjidhje kompromisi do të gjindet për Kosovën në formën e autonomisë substanciale". Ai mëtutje u shpreh se shpreson se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara "nuk do të eksperimentoj me sovranitetin dhe integritetin territorial të një vendi demokratik".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.