Ndërlidhjet

LONDËR/MOSKË


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice arriti në Londër ku më vonë do të takohet me sekretarin e jashtëm britanik, Jack Straw dhe me kryeministrin Tony Blair. Në Londër zonja Rice arriti pas qëndrimit në Moskë, ku u takua me presidentin Vladimir Putin dhe me ministrin e jashtëm, Sergej Lavrov. Zonja Rice tha se të dy vendet kanë "baza të forta për një partneritet të fuqishëm". Presidenti Putin e vlerësoi si "shumë të suksesshme" vizitën e zonjës Rice në Kirgizi, në Kazakistan, në Taxhikistan, në Afganistan he në Pakistan. Ai mëtutje tha Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e rajonit kanë interesa të përbashkëta në luftimin e terrorizmit dhe në stabilizimin e Afganistanit.
XS
SM
MD
LG