Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga Iraku raportohet se zonat e banuara me popullsi shiite me të madhe janë deklaruar për miratimin e projekt kushtetutës.
Në Uashington ndërkaq, presidenti George Bush tha se dalja në votime ishte më e madhe se sa pritej.
"Reagimi im i parë për votimet ishte se numri i madh i votuesve sinjalizon se irakianët në mënyrë të fuqishme mbështesin zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore", tha Bush.
Në referendum dolën mbi 60 % e irakianëve.
Në zhvillime tjera, zyrtarë të ushtrisë amerikane thanë se rreth 70 militantë janë vrarë të dielën në operacionet në Irakun perëndimor.
XS
SM
MD
LG