Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dhjetëra punëtorë të arsimit, përfshirë këtu përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë, kryetarët e këshillave grevistë të të gjitha komunave të Kosovës, gjatë ditës së sotme kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës, në kërkim të nivelizimit të pagave të mësimdhënësve kosovarë. Ali Shabani, kryetar i Sindikatës tha se nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asgjë në këtë drejtim, në fundjavë do të këtë protestë masive.
Sindikata pohon se greva po vazhdon në më shumë se 90 për qind të shkollave, ndërkaq Ministria njofton për një proces të normalizuar mësimor në më shumë se 40 për qind të shkollave.
XS
SM
MD
LG