Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se ka pasur "diskutime miqësore" për çështje të tregtisë me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.
"Është shumë e rëndësishme për njerëzit në Evropë që të dijnë se Amerika i vlerëson raportet tona, se dëshiron që Bashkimi Evropian të ketë sukses dhe të bashkëpunojmë në arritjen e synimeve të mëdha" tha Bush pas takimit në Uashington.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ndërkaq tha se këto raporte janë shumë të rëndësishme.
"Kjo para së gjithash sepse ne ndajmë vlera të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut" tha Barroso.
XS
SM
MD
LG