Ndërlidhjet

PEKIN


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld dhe homologu i tij kinez Cao Gangchuan, gjatë takimit në Pekin, u pajtuan për shtimin e këmbimeve ushtarake ndërmjet dy vendeve. Më herët, Rumsfeld i bëri thirrje Kinës që të jetë më transparente rreth rritjes ushtarake.
"Projekti për rritjen e fuqisë së Kinës, kuptohet se do të bëjë që vendet e tjera të pyesin për qëllimet që ka Kina dhe të përshtasin sjelljen e tyre në një mënyrë, apo tjetër" tha Rumsfeld.
Në anën tjetër ai lëvdoi rritjen ekonomike në Kinë dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të mirëprisnin Kinën si vend i përparuar dhe paqësor.
XS
SM
MD
LG