Ndërlidhjet

LUBJANË


Sllovenia është e përgatitur të jetë mikëpritësja e çfarëdo lloj bisedimesh zyrtare apo jozyrtare mes autoriteteve serbe dhe kosovare, gjatë diskutimeve për statusin e Kosovës, ka deklaruar ministri i jashtëm slloven Dimitrij Rupel.
Presidenti slloven nga ana e tij ka deklaruar se "do përpiqemi të bëjmë më shumë, derisa kemi përvojë në rajon, i njohim të dyja palët dhe kemi një përgjegjësi të veçantë si i vetmi vend i dalë nga ish-Jugosllavia që aktualisht është anëtar i Bashkimit Evropian." Nga ana tjetër Serbia dhe Mali i Zi kanë tërhequr ftesën për vizitë që i ishte dërguar presidentit slloven në shenjë proteste ndaj një fjalimi, ku kreu i shtetit slloven nuk ka përjashtuar pavarësinë e Kosovës si opcion për zgjidhjen e statusit.
XS
SM
MD
LG