Ndërlidhjet

BAGDAD


Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes arabe, Amr Musa, është takuar me kryeministrin irakian në të parën vizitë në Bagdad që nga rënia e Sadam Huseinit.
Musa po diskuton me autoritetet vendase rolin e Lidhjes arabe në proçesin e pajtimit dhe organizimin e një konference me këtë qëllim në fund të vitit.
Në të tjera zhvillime të sigurisë në Irak njoftohet se një nga ndihmësit kryesorë të terroristit jordanez Abu Musa al Zarkaui, është vrarë gjatë luftimeve në qytetin e Ramadit në Irak.
Gjatë ditës në Irak janë vrarë tetë persona.
XS
SM
MD
LG