Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në 30 vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kryeministri Bajram Kosumi kërkoi bashkëveprim të institucioneve dhe të Akademisë rreth zgjidhjes së statusit të Kosovës.
"Akademia ka potencial për të ndihmuar e pse jo edhe për të drejtuar hartimin e strategjive për të ardhmen e vendit, duke filluar nga puna jonë e përbashkët për përcaktimin e statusit final të Kosovës" tha Kosumi.
Akademikët kohë më parë e kanë bërë të qartë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, kurse tani kërkojnë që përpjekjet e institucioneve dhe të Akademisë të fokusohen në punët hulumtuese – shkencore.
XS
SM
MD
LG