Ndërlidhjet

DAMASK


Ministria e Jashtme e Sirisë i cilësoi "të politizuara" konkluzionet e raportit të OKB-së, sipas të cilit Damasku ka qenë i përfshirë në vrasjen e ish kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ndërkaq, u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të marrin masa të shpejta. "Raporti është thellësisht shqetësues dhe sugjeron fuqishëm se vrasja e Haririt, e motivuar politikisht, nuk ka mundur të ndodhë pa ndërhyrjen e Sirisë", tha Bush.
Në anën tjetër, djali i ish kryeministrit të vrarë, Saad al Hariri tha se raporti është hapi i parë i madh për zbulimin e të vërtetës.
Ish kryeministri libanez ishte vrarë nga një shpërthim në Bejrut gjatë muajit shkurt.
XS
SM
MD
LG