Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka filluar diskutimin e çështjes së Kosovës. Në pjesën e parë të takimit, i cili është i hapur për publikuan, ka folur i dërguari i OKB-së për vlerësimin e gjendjes në Kosovë, ambasadori Kai Aide. Pas zotit Aide do të flasin shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen dhe kryeministri i Serbisë Voisllav Koshtunica. Pjesa tjetër e takimit do të jetë e mbyllur për publikun.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan më herët ka rekomanduar që Këshilli i Sigurimit të vendos për hapjen e bisedimeve për statusin e Kosovës.
Nga ana tjetër institucionet dhe partitë politike në Kosovë besojnë se KS do të rekomandojë hapjen e bisedimeve dhe do të miratojë kandidaturën e një të dërguari të posaçëm për bisedimet.
XS
SM
MD
LG