Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


KS i OKB-së dha sinjalin për fillimin e bisedimeve kushtuar statusit të Kosovës.
"Këshilli i Sigurimit është dakord me vlerësimin e përgjithshëm të ambasadorit Kai Aide, se pavarësisht nga sfidat me të cilat përballet Kosova dhe rajoni në përgjithësi, ka ardhur koha për të kaluar në fazën tjetër të procesit politik. Këshilli edhe më tej mbështet synimin e Sekretarit të Përgjithshëm për të filluar procesin politik për të vendosur statusin e ardhshëm të Kosovës, ashtu siç parashihet edhe me rezolutën 1244, të vitit 1999", u tha në deklaratën e paraqitur nga kryesuesi i radhës për këtë muaj i KS të OKB-së, i dërguari i Rumanisë, Mihnea Motoc.
Në deklaratë gjithashtu u tha se Këshilli i Sigurimit riafirmon kornizën e kësaj rezolute dhe mirëpret gatishmërinë e Sekretarit të Përgjithshëm për të emëruar një të dërguar, i cili do të drejtojë procesin e statusit të ardhshëm. (më gjerësisht në rubrikën AKTUALE).
XS
SM
MD
LG