Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj, filloi sot vizitën tri ditore në Bruksel. Ai do të kërkojë nga zyrtarët e Bashkimit Evropian që të shpejtohet me nënshkrimin e marrëveshjes për lidhje më të ngushta të Shqipërisë me BE-në. Mustafaj do të takohet me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olli Rehn, përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jaap De Hoop Scheffer dhe përfaqësues të bankave ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG