Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Kombet e Bashkuara kanë filluar sot fushatën botërore në luftën kundër SIDA-s tek fëmijët nën 15 vjeç. Për çdo minutë vdes një fëmijë i kësaj grupmoshe për shkak të SIDA-s, derisa 1800 të rinj infektohen çdo ditë me HIV. Kjo bën që kjo grupmoshë të përbëjë një pjesë të konsiderueshme të viktimave të SIDA-s dhe të sapo infektuarve. Sipas llogaritjeve 15 milionë fëmijë kanë humbur një ose të dy prindërit si pasojë e kësaj sëmundje. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë fonde në mënyrë që deri në vitin 2010 80% e fëmijëve deri në 15 vjeç, të infektuar me virusin HIV apo të sëmurë nga SIDA, të kenë qasje në mjekim.
XS
SM
MD
LG