Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Ftesa e presidentit të Iranit, Mahmoud Ahmedinejat për shkatërrimin e Izraelit ka shkaktuar reagime të ashpra. Ministri i jashtëm i Izraelit, Silvan Shalom ka thënë se Irani është "rrezik i qartë dhe i pranishëm", ndërsa zëvendës kryeminsitri izraelit, Shimon Peres është shprehur se Irani duhet të përjashtohet nga Kombet e Bashkuara. Kundër deklaratës së presidentit të Iranit reagoi edhe departamenti amerikan i Shtetetit. Zëdhënësi Sean MckCormack tha se ftesa e presidentit iranian është veçanërisht shqetësuese duke marrë parasysh ambicjet e Iranit për programin bërthamor. Reagime kishte edhe nga Britania, nga Franca, Gjermania dhe Spanja.
XS
SM
MD
LG