Ndërlidhjet

AMSTERDAM


Së paku 11 persona kanë vdekur nga pasojat e një zjarri që shpërtheu në një qendër arresti në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, ka kumtuar policia. Raportohet se zjari kishte shpërthyer aty nga mesnata ndërsa pas tri orësh zjarrëfikësit ia dolën ta vëjnë nën kontroll. Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri. Në këtë qendër arresti mbaheshin personat që ishin të dyshuar për trafikim të drogës dhe imigrantë ilegalë, që i priste largimi nga Holanda.
XS
SM
MD
LG