Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi negociator i Kosovës për bisedimet për statusin ka premtuar se së shpejti do ti miratojë përbërjet e grupeve punuese të tij. Është bërë e ditur se kryetari Ibrahim Rugova do ti dërgoj një letër Grupit të Kontaktit, që takohet më 2 nëntor në Uashington, për ta njohtuar atë lidhur me përgatitjet dhe platformën e Kosovës për bisedimet e ardhshme për statusin. Pas takimit, Hashim Thaçi lideri i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, ka thënë se i gjithë autoriteti përfundimtar për statusin politik duhet të bartet te Kuvendi i Kosovës.
XS
SM
MD
LG