Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MOSKË


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë sot se dokumentet nga komisioni i veçantë i Kombeve të Bashkuara për hetimin e rastit të programit naftë për ushqim të Irakut, janë të falsifikuara. Raporti i komisionit, që u publikua dje, implikon edhe zyrtarë të lartë rusë dhe kompaninë ruse Lukoil në skemat për mosrespektimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Irakut. Zoti Lavrov tha se ai personalisht nuk i ka parë dokumentet e komisionit por tha se ai mbështetej në atë që e pa dhe dëgjoi në televizion.
XS
SM
MD
LG